
Ish-kryeministri, Boris Johson ditët e fundit është vënë në qendër të vëmëndjes në mediat britanike për shkak të librit të tij autobiografik, i cili pritet të dal për lexuesit më 10 tetor.
Pjesa nga ky libër autobiografik janë publikuar nga Dailymail, ku në disa prej tyre ish-kryeministri tregon se Mbretëresha Elizabeth para se të vdiste vuante nga kanceri i kockave.
‘Unë e dija prej një viti se Mbreterësha Elizabeeth II vuante nga kanceri i kockave dhe se mjekët e saj ishin të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore’ shkruan Johson.
Johson është i pari ish-zyrtar i lartë qeveritar i cili tregon shkakun e vdekjes së Mbreterësh, pasi në certifikatën e vdekjes e saj të vdekjes është shënuar si shkak ‘pleqëria’.
Buckingham Palace ndjek një politikë për të mos komentuar librat e publikuar për familjen mbretërore dhe nisur nga kjo nuk ka konfirmuar apo mohuar pohimet e Johnson.
Johnson, i cili shërbeu si kryeministër midis 2019 dhe 2022, kujton se kishte udhëtuar në rezidencën mbretërore të Balmoral për dorëzuar dorëheqjen Mbretëreshës Elizabeth.
Pas mbërritjes së tij, ai kujton se u përshëndet nga sekretari privat i saj, Edward Young, i cili i kishte treguar atij se gjendja shëndetësore e Mbretëreshës ishte përkeqësuar ndjeshëm gjatë verës.
Duke menduar për herën e fundit që dyshja u ulën së bashku në dhomën e pritjes së Mbretëreshës, Johnson tha se e kuptonte paralajmërimin e Young.
“Ajo dukej e zbehtë dhe më e përkulur, dhe kishte mavijosje të errëta në duar dhe kyçe, ndoshta ose injeksionet,” shkruan Johson në kujtimet e tij.
"Ajo rrezatonte një etikë të tillë shërbimi, durimi dhe udhëheqjeje, saqë me të vërtetë e ndjeje se, nëse do të ishte e nevojshme, do të vdisje për të," vazhdon Johson në kujtimet e tij duke shtuar:
"Kjo mund të duket e keqe për disa njerëz (dhe krejtësisht e qartë për shumë të tjerë), por besnikëria, sado primitive që mund të duket, është ende në zemër të sistemit tonë.
“Ju duhet dikush i sjellshëm dhe i mençur, dhe mbi politikën, që të personifikojë atë që është e mirë për vendin tonë. Ajo e bëri atë punë shkëlqyeshëm.”
Mbretëresha e ndjerë nuk ndau kurrë detaje private mjekësore me publikun.
Ndihmësit brenda familjes mbretërore ende pohojnë se anëtarët e familjes kanë të njëjtën të drejtë për privatësi mjekësore si kushdo tjetër.
Por Mbreti Charles III dhe Catherine, Princesha e Uellsit e kanë kundërshtuar këtë trend dhe janë treguar më të hapur me publikun për shëndetin e tyre.
Të dy kanë ndarë detaje në lidhje me diagnozat e tyre të kancerit dhe shërimet.
Megjithatë, në të dyja rastet, ata zgjodhën të mos zbulojnë formën specifike të kancerit me të cilën ka luftuar secili./Versus.al







