BOTA /

Droni rus goditi pallatin në Rumani, shefi i NATO-s; Gati të mbrojmë çdo centimetër të Aleancës

Shkruar nga Versus

Droni rus goditi pallatin në Rumani, shefi i NATO-s; Gati të

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se ka folur me presidentin e Rumanisë këtë mëngjes.

Rusia ka goditur “aksidentalisht” një ndërtesë banimi në shtetin rumun dhe kjo ka nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

“E siguroi për solidaritetin absolut të NATO-s me Rumaninë dhe shprehu ngushëllime për të lënduarit në incident”, tha ai dhe shtoi se “afirmova se NATO është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit aleat”.

Rumania është anëtare e aleancës dhe është goditur nga një dron rus, siç është raportuar.

Rutte paralajmëroi gjithashtu se “sjellja e papërgjegjshme e Rusisë është rrezik për të gjithë ne”, duke përdorur të njëjtën gjuhë si udhëheqësi i Moldavisë më herët.

“Nata e kaluar tregoi edhe një herë se pasojat e luftës së tyre të paligjshme të agresionit nuk ndalen në kufi”, shtoi Rutte.

“Lufta e Rusisë duhet të përfundojë, si dhe shpërfillja e saj për sigurinë e civilëve. Nga ana jonë, ne do të vazhdojmë të forcojmë parandalimin dhe mbrojtjen në vendet tona dhe të mbështesim Ukrainën në mbrojtjen kundër agresionit rus”, përfundoi holandezi. Versus.al

Poll