Zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov, tha gjatë një konferencë për mediat se armët evropiane po përdoren drejtpërdrejt kundër Rusisë, gjë që sipas tij, e bën të pamundur rolin e ndërmjetësuesit nga ana e Bashkimit Europian.
“Për momentin, Evropa është palë në konflikt përkrah Ukrainës. Të mos harrojmë se armët evropiane po qëllojnë drejtpërdrejt drejt nesh dhe është e pamundur ta injorojmë këtë. Prandaj, natyrisht, Evropa nuk mund të pretendojë se po ndërmjetëson në asnjë mënyrë,” u shpreh Peskov.
Ai shtoi se gabimi më i madh që po bën Bashkimi Evropian është refuzimi i dialogut me Rusinë.
“Gabimi më i madh që po bëjnë evropianët dhe qytetarët e Brukselit është që refuzojnë kategorikisht çdo dialog me Rusinë. Por është e pamundur të zgjidhen dhe diskutohen çështjet pa dialog. Ky është shkaku kryesor i ngërçit në marrëdhëniet tona,” - shtoi Peskov. Versus.al

