BOTA /

Britania, dritë jeshile Ukrainës: Përdorni raketat Storm Shadow kundër Rusisë!

Washingtoni druhet se lejimi i Ukrainës që të godasë thellë në territorin rus me armët e SHBA mund të përshkallëzojë situatën.

Shkruar nga Versus

Britania, dritë jeshile Ukrainës: Përdorni raketat Storm Shadow

Britania e Madhe ka vendosur t’i lejojë Ukrainës përdorimin e raketave të saj Storm Shadow me rreze të gjatë veprimi për sulmet brenda territorit rus. Lajmin e ka bërë të ditur "The Guardian", duke cituar zyrtarë britanikë që kanë preferuar të ruajnë anonimatin.

Kievi këmbëngul prej kohësh në heqjen e kufizimeve të vendosura ndaj tij për të përdorur kundër Rusisë, e argumenton se këto kufizime po i mbysin përpjekjet e tij për fituar këtë luftë. Washingtoni druhet se lejimi i Ukrainës që të godasë thellë në territorin rus me armët e SHBA mund të përshkallëzojë situatën.

Një ditë më parë, Kievin e vizituan Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe homologu i tij britanik David Lammy. Kjo ndalesë e tyre tyre erdhi pak pas konfirmit të SHBA-së se Irani kishte dorëzuar raketa balistike në Rusi, duke i dhënë Moskës atë që Blinken e përshkroi si “një aftësi shtesë dhe fleksibilitet shtesë” në konflikt.

Në përgjigje të një pyetjeje nëse SHBA-ja do të ndryshonte politikën e saj në lidhje me sulmet me rreze të gjatë, të cilën presidenti Joe Biden thuhet se e ka marrë në konsideratë javët e fundit, Blinken u përgjigj, duke thënë se SHBA-ja ka qenë e gatshme të ndryshojë në mënyrë fleksibile strategjinë e saj “që nga dita e parë”.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: