BOTA /

Britania kritikon planin e Izraelit për pushtimin e plotë të Gazës: Do të sjellë më shumë gj*kderdhje

Kryeministri britanik i kërkoi Izraelit ta rimendojë menjëherë vendimin për pushtimin e Gazës.

Shkruar nga Versus
Britania kritikon planin e Izraelit për pushtimin e plotë të
Keir Starmer, Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer ka reaguar pasi kabineti i sigurisë së Izraelit miratoi planin e prezantuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu për pushtimin e plotë të Gazës.

Sipas Starmer, vendimi për të përshkallëzuar edhe më tej ofensivën në Gaza është i gabuar dhe mes të tjerash i bëri thirrje Izraelit ta rishqyrtojë menjëherë.

“Kjo veprimtari nuk do të bëjë asgjë për t’i dhënë fund këtij konflikti apo për të ndihmuar në lirimin e pengjeve. Ajo do të sjellë vetëm më shumë gjakderdhje”, shtoi ai.

Më tej kreu i qeverisë britanike theksoi se kriza humanitare në Gaza po përkeqësohet çdo ditë e më shumë dhe se pengjet e Hamasit po mbahen në kushte të tmerrshme.

Lideri britanik tha se Mbretëria e Bashkuar po punon me aleatët për një plan afatgjatë në mënyrë që të sigurohet paqja në rajon, si pjesë e një zgjidhjeje me dy shtete.

Konflikti më i fundit në Rripin e Gazës nisi me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1200 njerëz dhe u rrëmbyen 251 të tjerë. Mendohet se Hamasi ende mban rreth 50 pengje. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila kontrollohet nga Hamasi, në ofensivën hakmarrëse të Izraelit janë vrarë mbi 61 mijë palestinezë. Versus.al

Poll