Tensionet u rritën në Knesset kur një ligjvënës izraelit citoi autorin dhe romancierin e njohur izraelit David Grossman, i cili, duke folur për gazetën italiane La Repubblica, pohoi se me "dhimbje të madhe dhe zemër të thyer", Izraeli aktualisht po kryen "gjenocid" në Gaza.
Deklarata e deputetit Ofer Kashif të partisë së krahut të majtë Hadash-Ta'al shkaktoi trazira. Një ligjvënës filloi të protestonte me zë të lartë.
Në të njëjtën kohë, kryetari i parlamentit thirri forcat e sigurisë për të larguar deputetin. "Për vite me radhë kam refuzuar të përdor termin gjenocid, por tani, pas imazheve që kam parë dhe pas bisedave me njerëzit që ishin atje, nuk mund ta shmang më atë", tha Kashif në fjalimin e tij.
אמש, במהלך נאומי לזכר נרצחי טבח שפרעם לפני 20 שנה, הורדתי באלימות מדוכן הנואמים באמצע דבריי, רק משום שציטטתי את דבריו של הסופר הישראלי דוד גרוסמן נגד הג'נוסייד בעזה.
— Ofer Cassif עופר כסיף عوفر كسيف (@ofercass) August 5, 2025
אפילו סופרים ביקורתיים כבר אסור לצטט בפרלמנט של הדמוקרטיה היחידה במזה"ת.
בפרפראזה להיינה: במקום שבו אוסרים לצטט… pic.twitter.com/wwifu5OgyM
Sipas Haaretz, kryetari i parlamentit, Nishim Vatouri, e ndërpreu Kashifin , duke thënë: "Ky nuk është një citat - është një trillim", dhe kërkoi që deputeti të largohej nga foltorja. Pak më vonë, një roje hyri në parlamentin izraelit dhe e largoi Kashifin nga foltorja.







