BOTA /

Dështon seanca në Kuvendin e Kosovës, propozimi i Vetëvendosjes për kryeparlamentare nuk votohet nga deputetët

Shkruar nga Versus

Dështon seanca në Kuvendin e Kosovës, propozimi i

Kosovë- Deputetët dështuan të zgjidhnin Albulena Haxhiun e Vetëvendosjes në krye të Kuvendit. Në votimin e dytë, Haxhiu mori 57 vota për, 19 kundër dhe 3 abstenime.

Propozimi nuk kaloi dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu senacën për 48 orë, pra deri të hënën në orën 15:00.

Lidhur me këtë vendimmarrje, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se deputetët e tjerë të zgjedhur nuk janë të detyruar të votojnë pro propozimit për caktimin e Haxhiut si kryeparlamentare.

“Ne shpresojmë që kjo bllokadë të mos vazhdojë sepse e vërteta është që propozimi i takon grupit parlamentar me numrin më të madh të deputetëve, por nuk është obligative që deputetët ta votojnë”, tha Krasniqi.

“Shpresoj që ata do të mendojnë, do të provojnë të kenë ndonjë kandidat/e tjetër që mund të ketë mbështetje më të madhe”, shtoi ai.

Pas ndërprerjes së seancës plenare, foli për mediat kreu i Nismës, Fatmir Limaj i cili e kosnideroi lajm të mirë votimin për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve.

“Kosova tani ka Parlament dhe deputetë dhe ata do të gjejnë rrugë për hapa të tjerë. Shumë shpejt edhe këto pjesë tjera do të përfundojnë dhe sipas ligjit dhe Kushtetutës të konstituohet Kuvendi dhe Qeveria”, u shpreh Limaj.

Mirëpo nuk dha përgjigjie për faktin se tre deputetët e nismës abstenuan për propozimin e LVV lidhur me postin e kryeparlamentares së Kuvendit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: