BOTA /

“Dhuruam 350 mld dollarë se kishim një president budalla”. Trump do të kthejë paratë që SHBA shpenzoi për Ukrainën

Vazhdojnë bisedimet midis Uashingtonit dhe Kievit për shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës - Presidenti amerikan pretendon ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve në minerale të rralla

Shkruar nga Versus

“Dhuruam 350 mld dollarë se kishim një president budalla”.

Donald Trump  tha se do të përpiqet të "marrë paratë" për ndihmën që SHBA i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus, ndërsa bisedimet vazhdojnë midis Uashingtonit dhe Kievit për një marrëveshje për shfrytëzimin e burimeve minerale të Ukrainës.

“Ne po kërkojmë minerale të rrallë dhe naftë, çdo gjë që mund të marrim”, tha Trump në konferencën konservatore CPAC pranë Uashingtonit. Po përpiqem t’i kthej paratë ose t’i siguroj ato”.

“Unë dua që ata të na japin diçka për të gjitha këto para që investuam”, tha Trump, i cili përmbysi qëndrimin e Uashingtonit për luftën në Ukrainë, duke e distancuar SHBA- në nga qëndrimi i përbashkët që Perëndimi ka mbajtur ndaj Rusisë agresore.

Trump ka kërkuar prej javësh ekuivalentin e 500 miliardë dollarëve në minerale të rralla si kompensim për mbështetjen amerikane për Kievin kundër pushtimit rus.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky "nuk është gati" të nënshkruajë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara që do t'i jepte akses të privilegjuar në burimet minerale të vendit të tij, tha një burim ukrainas.

Ndryshimi i qëndrimit të Trump për luftën në Ukrainë dhe Rusi
Donald Trump kishte premtuar një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë. Por pas telefonatës së tij me Vladimir Putin më 12 shkurt, ai miratoi plotësisht retorikën e Kremlinit dhe qëndrimin se Kievi është përgjegjës për pushtimin rus dhe deklaroi se prania e Volodymyr Zelensky në bisedimet për t'i dhënë fund luftës "nuk është e rëndësishme", duke krijuar kushtet për rritjen e fuqisë së Rusisë në çështjet ndërkombëtare dhe evropiane.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: