Adami, i vetmi nga dhjetë fëmijët e pediatres palestineze Alaa Al-Nazar që shpëtoi nga bombardimet izraelite, do të dërgohet në Romë për t'iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, tha të shtunën Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani.
Ministri shtoi se udhëtimi do të zhvillohet sapo të jepen lejet e nevojshme dhe se Adami do të transportohet në Itali i shoqëruar nga nëna, nga tezja e tij dhe fëmijët e saj. Më vonë, nëse do të lejohet familjes tashmë të mbetur nga 3 nantarë nga 12 sa ishin pak ditë më parë, do t'i bashkohet edhe babai, po mjek si nëna.
Nëse nuk ka vonesa burokratike, operacioni për Adamin 11-vjeçar mund të zhvillohet më 11 qershor .
“Ky fakt tregon se populli palestinez e konsideron vendin tonë një pikë referimi, shprese dhe shpëtimi”, shtoi Tajani.
Një javë më parë, bombardimet e ushtrisë izraelite vranë nëntë nga dhjetë fëmijët e pediatres palestineze Alaa Al-Nazar, e cila punonte në spital në kohën e sulmit. Vetëm burri i saj dhe Adami i vogël arritën të shpëtonin.
Fëmija është plagosur rëndë dhe ndodhet në një nga spitalet e pakta që vazhdojnë të operojnë në Rripin e Gazës.







