
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur sërish një sulm të ri verbal kundër homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky , përmes një postimi në Truth Social, duke deklaruar se nuk do ta tolerojë më atë.
Ky sulm vjen disa ditë pas takimit të tyre plot ngjarje në Shtëpinë e Bardhë të premten e kaluar, i cili përfundoi në një konfrontim të ashpër, me largimin e papritur të Zelensky.
Në postimin e tij, Trump e përshkroi deklaratën e Zelenskit se "fundi i luftës me Ukrainën është shumë larg" si "më e keqja e mundshme", duke paralajmëruar se Uashingtoni "nuk do ta tolerojë atë s më gjatë".
Postimi i presidentit të SHBA-së Donald Trump
Kjo është deklarata më e keqe që Zelensky mund të bëjë dhe Amerika nuk do ta tolerojë më gjatë! Kjo është ajo që po thosha, ky djalë nuk do që të ketë paqe për sa kohë që ka mbështetjen e Amerikës dhe Evropa, në takimin që pati me Zelenskyy, deklaroi drejtpërdrejt se nuk mund ta bëjë punën pa SHBA-në - ndoshta nuk është deklarata më e mirë që duhet bërë për të treguar forcën kundër Rusisë. "Çfarë po mendojnë?"
Përplasja në Shtëpinë e Bardhë mes Zelenskit dhe Trump më 28 shkurt
View this post on Instagram








