BOTA /

Donald Tusk: "I dashur Zelensky, miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm"

Kryeministri polak nxiton të mbështesë presidentin ukrainas pas takimit të tij plot ngjarje me Trump në Shtëpinë e Bardhë

Shkruar nga Versus

Donald Tusk: "I dashur Zelensky, miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm"

Lajmi po bën xhiron e botës për konfliktin e paprecedentë mes presidentit amerikan  Donald Trump dhe atij ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili rezultoi në anulimin e nënshkrimit të marrëveshjes kuadër për shfrytëzimin e mineraleve të Ukrainës nga SHBA.

Pwrplasja e paprecedentë mes dy shtetarwve para kamerave televizive ka bërë bujë në mbarë botën, me reagimet e para tashmë të shprehura nga liderët europianë. Kryeministri polak Donald Tusk ishte ndër të parët që nxitoi të mbështeste presidentin ukrainas me një postim në rrjetet sociale.

“I dashur Zelensky, të dashur ukrainas, ju nuk jeni vetëm”, ishte mesazhi i kryeministrit polak.

Donald Tusk: "I dashur Zelensky, miq ukrainas, ju nuk jeni vetëm"

Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë me një shtrëngim duarsh të nxituar me oficeren e protokollit. 

Ai hyri në Shtëpinë e Bardhë me një shtrëngim duarsh në hyrjen anësore, por kur hyri brenda, në Zyrën Ovale, takimi i Volodymyr Zelensky me Donald Trump u kthye në një episod të paprecedentë.

Presidenti amerikan dhe zëvendëspresidenti i tij, J. D. Vance e sulmoi Zelenskyn përpara se presidenti ta deklaronte se Zelensky "nuk është gati për paqe".

Natyrisht, dalja e Zelensky nga Shtëpia e Bardhë ishte e nxituar dhe me pak ceremoni.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: