
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u rikthye sot në Shtëpinë e Bardhë ku u prit nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në kuadër të diskutimeve për të marrë raketat me rreze të gjatë për t'i përdorur ata kundër Rusisë. Të dy delegacionet zhvilluan mbledhje të hapur për mediat ku morën edhe pyetje
I pyetur nga gazetarët nëse mendonte se mund ta bindte Presidentin rus Vladimir Putin të përfundonte luftën në Ukrainë, Trump tha: “Po, mundemi.”
Më vonë, gjatë fjalimeve në Dhomën e Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se mendonte se presidenti rus “dëshiron t’i japë fund luftës”.
“Fola me të dje për dy orë e gjysmë, shqyrtuam shumë detaje. Ai dëshiron ta përfundojë, mendoj se Presidenti Zelensky dëshiron ta përfundojë tani duhet ta bëjmë”, shtoi Trump.
Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë me një kostum të zi, duke hequr dorë nga veshjet ushtarake në favor të një pamjeje më formale.
Më vonë, Trump e komplimentoi pamjen e liderit ukrainas gjatë një dreke dypalëshe në Dhomën e Kabinetit, duke bërë shaka: “Mendoj se duket bukur me këtë xhaketë, e bukur, shpresoj që njerëzit ta vënë re. Është e mirë, në fakt është shumë elegante, më pëlqen.” Versus.al







