Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka marrë disa komplimente mbi pamjen e saj gjatë samitit të djeshëm në Egjipt. Pas komplimenteve nga presidenti i SHBA, Donald Trump, Meloni mori lëvdata edhe nga presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, por ky i fundit pati edhe një këshillë.
“Dukesh shumë mirë. Por duhet të të bëj të lësh duhanin”- i tha Erdogan, i njohur për fushatat e tij kundër duhanit.
Në atë moment ndërhyri me një buzëqeshje presidenti francez Emanuel Macron i cili ndodhej pranë tyre, duke thënë: “Është e pamundur!”, duke nënvizuar vështirësinë e këtij synimi.
Meloni iu përgjigj me shaka: “E di, e di… nuk dua të vras dikë”, duke lënë të kuptohet se heqja dorë nga duhani mund të ndikojë në humorin e saj.
Më herët, në një libër të bazuar në intervista, Meloni kishte rrëfyer se e kishte lënë duhanin për 13 vjet, por kishte rifilluar sërish. Versus.al







