BOTA /

Dy të vdekur nga shpërthimi në një bar në Madrid

Shpërthimi plagosi 25 persona, dy prej të cilëve janë shtruar në spital në gjendje të rëndë.

Shkruar nga Versus

Dy të vdekur nga shpërthimi në një bar në Madrid

Një tjetër trup u gjet sot në rrënojat e barit të shkatërruar nga një shpërthim i fuqishëm në Madrid , duke e çuar numrin e të vdekurve në dy dhe 25 të plagosur.

"Një trup i dytë i pajetë u gjet në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi" në lagjen Vallecas, thanë shërbimet spanjolle të shpëtimit në një postim në Platformën X, duke shtuar se po kryenin një operacion për të gjetur një person të zhdukur.

Të dielën, një burrë u gjet i vdekur në rrënojat e barit. Të paktën dy nga 25 të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, shpërthimi iu atribua një rrjedhjeje gazi natyror. Megjithatë, një zëdhënës i autoriteteve komunale të Madridit tha se shkaqet e shpërthimit mbeten të paqarta deri më tani.

Poll