Kosovë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prizren rreth orës 00:20 pas mesnatës së mbrëmshme ku një person ka sulmuar me thikë gruan dhe vajzën e tij.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Rexhep Kabashi”, ndërsa policia me të mbërritur në vendngjarje, ka gjetur në rrugë bashkëshorten e agresorit e cila kishte gjakderdhje. Më pas në katin e fundit të ndërtesës është gjetur edhe vajza e mitur e cila kishte gjithashtu gjakderdhje si pasojë e goditjeve me thikë.
Të dyja janë transportuar në spital në gjendje të rëndë, ndërsa autori është arrestuar dhe ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Versus.al







