BOTA /

E pushuan nga puna se nuk bëri vaksinën kundër Covid, ish-punonjësja dëmshpërblehet me 12 mln dollarë

Ish-specialistja e IT-së, fitoi gjyqin për padinë e ngritur për diskriminim fetar.

Shkruar nga Versus
E pushuan nga puna se nuk bëri vaksinën kundër Covid,
Lisa Domski me bashkëshortin e saj

SHBA- Lisa Domski, ish-një specialiste e IT-së për mburojën “Blue Cross” të Michiganit, është shpërblyer së fundmi me 13 milionë dollarë pasi fitoi gjyqin ndaj kompanisë ku punonte më herët.

Ajo u pushua nga puna në vitin 2022 pas 40 vitesh besnikëri për kompaninë vetëm sepse nuk pranoi që të bënte vaksinën anti-covid për shkak të bindjeve të saj fetare të krishtera dhe dyshimeve që kishte se vaksina përmbante qeliza fatale të marra nga abortet.

Kompania e zbatoi politikën e detyrueshme në vitin 2021 dhe pasi Dmski nuk pranoi të vaksinohej, ajo u pushua nga puna më 5 janar së bashku me 250 punonjës të tjerë. Mirëpo specialistja e IT-së nuk e la me kaq dhe vendosi që të padiste në gjykatë kompaninë ku kishte punuar për diskriminim fetar. Kjo padi rezultoi të ishte “llotaria” e saj pasi i siguroi dëshmpërblimin prej 12 milionë eurosh. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: