BOTA /

E rëndë / Neutralizohet një dron mbi ndërtesat qeveritare në Poloni, arrestohen dy bjellorusë

Policia po heton rrethanat e incidentit, thotë kryeministri polak

Shkruar nga Versus

E rëndë / Neutralizohet një dron mbi ndërtesat qeveritare

Autoritetet në Poloni kanë neutralizuar një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare në Varshavë, zbuloi kryeministri polak Donald Tusk.

Në një postim të hënën në mbrëmje, ai shkroi se “sapo, Shërbimi i Mbrojtjes së Shtetit neutralizoi një dron që fluturonte mbi ndërtesat qeveritare (Parkowa) dhe Belweder.”

"Dy shtetas bjellorusë u arrestuan. Policia po heton rrethanat e incidentit."

Incidenti vjen disa ditë pasi dronët rusë pushtuan hapësirën ajrore polake dhe alarmin që çoi në mobilizimin e forcave të armatosura të Polonisë në juglindje.

Poll