
Para se katër astronautët e misionit Artemis II mission të niseshin drejt Hënës, një pjesë e vogël e tyre tashmë ndodhej në bord të kapsulës Orion.
Në një enë të vogël në formë trekëndëshi, të vendosur brenda kapsulës para nisjes, ishin vendosur katër “avatarë biologjikë” në madhësi USB, të cilët udhëtuan së bashku me ekuipazhin në këtë mision historik.
Këta “avatarë” janë pjesë e një studimi të quajtur AVATAR (A Virtual Astronaut Tissue Analog Response), një projekt shkencor që synon të kuptojë si ndikon hapësira në trupin e njeriut. Ata janë krijuar nga inde të palcës kockore të zhvilluara nga qelizat e vetë astronautëve: Reid Wiseman, Victor Glover, Christina Koch dhe kanadezi Jeremy Hansen.
Sipas studiuesve, këto struktura të vogla biologjike funksionojnë si “modele të gjalla” të organeve njerëzore, duke i lejuar shkencëtarët të simulojnë reagimet e trupit gjatë fluturimeve në hapësirë të thellë.
Qëllimi i këtij eksperimenti është të studiohen efektet e mikrogravitetit dhe rreziqet e tjera të udhëtimeve hapësinore mbi shëndetin e astronautëve, duke ndihmuar në përgatitjen e misioneve të ardhshme afatgjata.
Ky është një nga disa eksperimentet që po kryhen në bordin e Orion, pjesë e përpjekjeve të NASA për të kuptuar më mirë sfidat biologjike të udhëtimeve në hapësirë dhe për të përgatitur njerëzimin për misione të ardhshme drejt Hënës dhe më tej.

