BOTA /

Elons Musk punësohet për të rrëzuar në oqean stacionin orbital ISS

Shkruar nga Versus

Elons Musk punësohet për të rrëzuar në oqean stacionin

Nasa ka përzgjedhur kompaninë SpaceX të Elon Musk për të rrëzuar Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor në fund të jetës së tij.

Kompania me bazë në Kaliforni do të ndërtojë një pajisje të aftë për të shtyrë platformën orbitale prej 430 tonësh në Oqeanin Paqësor në fillim të dekadës së ardhshme.

Një kontratë për punën, me vlerë deri në 843 milion dollarë i lidh ditën e sotme.

Elementët e parë të stacionit hapësinor u nisën në vitin 1998, me anije, ndërsa ekuipazhi është ngjitur duke filluar në vitin 2000.

Stacioni sillet rreth Tokës çdo 90 minuta në një lartësi mbi 400 km dhe ka qenë shtëpia e mijëra eksperimenteve shkencore, duke hetuar të gjitha llojet e fenomeneve nga procesi i plakjes tek njerëzit deri te formula për lloje të reja materialesh.

Poll