BOTA /

Sulmet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kur flet Presidenti Trump, bota duhet të dëgjojë!

Hegseth tha se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri sa e bëri Trump”.

Shkruar nga Versus
Sulmet në Iran/ Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kur flet Presidenti Trump,
Pete Hegseth

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Pete Hegseth, e nisi informimin në Pentagon duke thënë se sulmet e mbrëmshme kishin për qëllim “degradimin” dhe “shkatërrimin” e aftësive bërthamore të Iranit.

Ai thotë se sulmi “shkatërroi” programin bërthamor iranian, por nuk ndikoi te trupat apo civilët iranianë.

Hegseth tha se shumë presidentë “ëndërronin t’i jepnin goditjen përfundimtare programit bërthamor të Iranit, por askush nuk mundi deri sa e bëri Trump”.

“Kur Presidenti Trump flet, bota duhet të dëgjojë”, thotë ai, duke shtuar se “asnjë vend tjetër përveç SHBA-së nuk mund ta kishte bërë këtë”.

Hegseth tha gjithashtu se misioni amerikan "nuk kishte të bënte dhe nuk ka të bënte me ndryshimin e regjimit". Sipas Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, ishte një "operacion preciz për të neutralizuar kërcënimet që programi bërthamor iranian paraqet për interesat tona kombëtare".

Më parë, ai foli për muaj të tërë planifikimi, me qëllim që ushtria amerikane të ishte gati, në çdo rast. "Kjo kërkonte precizion të madh. Përfshinte mashtrim dhe nivelin më të lartë të sigurisë operacionale. Bombarduesit tanë B-2 hynin dhe dilnin nga këto objekte bërthamore pa e ditur askush", tha ai./Versus.al

Poll