BOTA /

Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund t’u bëni autopsi fëmijëve, po i vrisni për herë të dytë

Sipas mediave vendase, të afërmit e viktimave kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e spitalit kryesor në Koçan për të penguar heqjen e trupave.

Shkruar nga Versus
Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund
Familjarët e viktimave para spitalit

Familjarët e të rinjve që humbën jetën në zjarrin tragjik të klubit natës në Maqedoninë e Veriut kanë refuzuar që trupat e të afërmeve të tyre të nënshtrohen autopsisë.

Sipas mediave vendase, të afërmit e viktimave kanë bllokuar hyrjet dhe daljet e spitalit kryesor në Koçan për të penguar heqjen e trupave. Ata kanë vendosur makina në rrugë dhe kanë shprehur vendosmërinë që nuk do të lejojnë që fëmijët e tyre të “vriten për herë të dytë”.

“Duhet të na vrisni ne që të bëni autopsi fëmijët tanë. Nuk mund t’i vrisni për herë të dytë,” janë fjalët e familjarëve, të cilët shprehin dhimbjen dhe revoltën e tyre ndaj procedurave që u ofrohen.

Në një konferencë të jashtëzakonshme përpara medias, presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, u shpreh në mbështetje të familjeve të prekura. Ajo theksoi se qëndron pranë popullit të saj në këto momente të vështira dhe ndan dhimbjen e tyre. Presidentja garantoi se të gjithë përgjegjësit e kësaj tragjedie do të përgjigjen para drejtësisë dhe se ngjarja nuk do të mbetet pa “autorë”.

Gjithashtu, Siljanovska-Davkova vlerësoi ndihmën ndërkombëtare që ka ardhur nga vendet fqinje dhe më të largëta. “Të lënduarit më rëndë janë në Sofje, në Stamboll, në Greqi dhe në Serbi për të marrë kujdes të lartë mjekësor. Për këtë ndihmë do të jemi përjetësisht mirënjohës,” tha ajo.

Tragjedia e Koçanit ka lënë një plagë të thellë në shoqërinë maqedonase, duke kërkuar jo vetëm drejtësi, por edhe një hetim të plotë dhe masa për të parandaluar ngjarje të tilla në të ardhmen.

Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund

Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund

Familjarët e viktimave në RMV bllokojnë spitalin: Nuk mund

 

Poll