Raportet për një rritje të shtrimeve në spital në Kinë për shkak të , një virus i njohur si metapneumonia (HMPV) që nuk është veçanërisht i njohur për publikun, por për të cilin komuniteti shkencor di shumë, kanë shkaktuar shqetësim në mbarë botën.
Në 24 orët e fundit, janë shpërndarë gjerësisht video dhe foto të spitaleve në Kinë që janë mbushur me njerëz për shkak të përkeqësimit të shëndetit të tyre.
Mediat lokale ia atribuan shpërthimin një virusi më pak të njohur, metapneumovirusit, i cili zakonisht shkakton simptoma të buta të ngjashme me ato të ftohjes së zakonshme.
Çfarë duhet të dimë
Siç raportohet nga gazeta britanike The Guardian, virusi i metapneumonisë njerëzore (HMPV) është një virus respirator që shkakton simptoma të ngjashme me ato të një ftohjeje ose gripi. Edhe pse shpesh kufizohet në infeksione të lehta, mund të çojë në komplikime më serioze, si bronkiti ose pneumonia, veçanërisht tek të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe tek personat me imunitetet të dobët.
Virusi i përket së njëjtës familje si virusi respirator sincicial (RSV) dhe u identifikua për herë të parë në 2001 në Holandë. Epidemitë e saj janë më intensive gjatë dimrit.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha: “Infeksionet e frymëmarrjes zakonisht arrijnë kulmin gjatë stinës së dimrit. Sëmundjet e këtij viti duket se janë më pak të rënda dhe të përhapura në një shkallë më të vogël se vitin e kaluar”.
Rritja e rasteve i atribuohet pjesërisht përdorimit të teknologjive të reja që e bëjnë më të lehtë zbulimin e virusit, si dhe ndërgjegjësimit më të madh të publikut për shkak të pandemisë.
Sa serioz është HMPV?
Është një nga disa viruse që shpesh klasifikohen nën termin më të gjerë "ftohje e zakonshme". Nuk klasifikohet si sëmundje e njoftueshme, si Covid-19 ose gripi.
A duhet të shqetësohemi?
HMPV nuk është një virus i ri, ai ekziston për dekada dhe një formë imuniteti është krijuar në popullatë nga infeksionet e mëparshme. Ndryshe nga Covid-19, HMPV nuk është një virus pandemik.
Si të mbrohemi?
Pa asnjë vaksinë ose ilaçe antivirale në dispozicion, masat parandaluese janë arma kryesore për të reduktuar transmetimin:
Qëndroni në shtëpi kur jeni të sëmurë.
Ndiqni praktika të mira higjienike, si larja e duarve.
Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose teshtini.
Vishni një maskë nëse jeni të sëmurë kur ka grumbullime njerëzish.
Përvoja e pandemisë Covid-19 ka nxjerrë në pah rëndësinë e këtyre masave, me ekspertët që theksojnë se ndërsa bllokimet e rrepta nuk janë të nevojshme, marrja e masave themelore mund të kufizojë përhapjen./Versus.al







