
Një avion qeveritar rus është ulur në mënyrë të papritur dhe sekrete në aeroportin JFK të Nju Jorkut.
Sipas të dhënave të Flightradar24, aeroplani me numrin RA-96018 u ngrit nga Moska, bëri një ndalesë në Shën Petersburg, dhe më pas fluturoi drejt Shteteve të Bashkuara.
Avioni arriti në JFK më 25 qershor në orën 15:27 sipas orës lokale, ndërsa disa orë më vonë u nis për në Uashington, ku u ul në orën 20:56 të së njëjtës ditë.
Identiteti i personave në bord dhe qëllimi i udhëtimit mbeten të panjohura, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi takimet e mundshme që do të zhvillohen.
Ky mister ka ngjallur shumë spekulime në qarqe të ndryshme, përfshirë gazetarë dhe burime me dijeni rreth ngjarjeve, që ndjekin me kujdes lëvizjet e këtij avioni.
Disa ekspertë dhe analistë vlerësojnë se kjo mund të jetë një shenjë e nisjes së bisedimeve të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës, me synimin për të dhënë fund luftës që vazhdon prej më shumë se tre vjetësh – një perspektivë që është përmendur edhe nga ish-presidenti amerikan Donald Trump në Hagë./Versus.al







