BOTA /

Firmoset marrëveshja/ Ushtria izraelite tërhiqet nga Gaza, 200 trupa të SHBA do të monitorojnë planin e paqes

Shkruar nga Versus

Firmoset marrëveshja/ Ushtria izraelite tërhiqet nga Gaza, 200 trupa

Qeveria e Izraelit ka miratuar një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve pas një votimi në kabinet në orët e para të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale.

Marrëveshja është vetëm faza e parë e planit të paqes prej 20 pikash të Presidentit të SHBA-së Donald Trump, dhe ende ka një numër pikash të cilat duhen zgjidhur në vazhdim.

Ja çfarë pritet të ndodhë në këtë fazë të parë:

1. Një armëpushim në Gaza pritet të hyjë në fuqi herët të shtunën, 24 orë pasi marrëveshja të miratohet nga qeveria izraelite.

2. Trupat izraelite do të tërhiqen në një vijë që i jep asaj kontrollin e 53% të Rripit të Gazës, tha një zëdhënës i zyrës së kryeministrit izraelit. Kjo është e para nga tre fazat e tërheqjes në planin e Trump.

3. Do të fillojë lirimi i pengjeve izraelite, të gjallë dhe të vdekur që mbahen nga Hamasi, i ndjekur nga lirimi nga Izraeli i të burgosurve palestinezë që vuajnë dënime të përjetshme në burgjet izraelite, si dhe i të ndaluarve nga Gaza.

4. SHBA-të po zhvendosin deri në 200 trupa që tashmë ndodhen në Lindjen e Mesme në Izrael për të koordinuar një forcë shumëkombëshe që do të monitorojë armëpushimin, sipas zyrtarëve amerikanë.

Ndërsa të dielën presidenti Donald Trump do të mbërrijë në Egjipt për të ndjekur nga afër zbatimin e marrëveshjes. Parashikohet që të ketë tre faza për të bërë të mundur armëpushimin e plotë. Versus.al

Poll