BOTA /

Foto / 36 të vdekur e 137 të plagosur, raketat ruse nuk kursejnë as fëmijët

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon një "përgjigje më të fortë" nga Perëndimi pas sulmeve të sotme ruse. 

Shkruar nga Versus

Foto / 36 të vdekur e 137 të plagosur, raketat ruse nuk kursejnë

Rritet numri tragjik i të vdekurve në Ukrainë pas sulmeve ruse që goditën edhe një spital për fëmijë në Kiev.

Sipas zyrtarëve ukrainas, 36 persona u vranë dhe 137 u plagosën, duke marrë parasysh edhe tre persona të tjerë që humbën jetën nga zjarri rus në Pokrovsk, në Ukrainën lindore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkon një "përgjigje më të fortë" nga Perëndimi pas sulmeve të sotme ruse. 

Evropa akuzon rusët për 'krime lufte'

“Rusia vazhdon të shënjestrojë pamëshirshëm civilët ukrainas, duke lënë dhjetëra të vdekur dhe të plagosur dhe shkatërruan spitalin më të madh të fëmijëve në Kiev, Okhmatdyt. Të gjithë përgjegjësit për krime lufte do të thirren para drejtësisë për tu përgjigjur” – shkroi në rrjetin social X, Josef Borell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Europian.

“E gjithë bota duhet ta shohë. Ky është Bucha i ri. Ky është terrori i ri i rusëve", thanë autoritetet ukrainase. Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se "Rusia nuk mund të mos e dijë se ku po fluturojnë raketat e saj dhe duhet të jetë plotësisht përgjegjëse për të gjitha krimet e saj: kundër njerëzve, kundër fëmijëve, kundër njerëzimit në përgjithësi. Është shumë e rëndësishme që bota të mos heshtë dhe të gjithë të kuptojnë se çfarë Rusia është dhe çfarë po bën”, përfundon Zelensky.

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: