BOTA /

FOTO/ Avioni përplaset me fabrikën e çimentos, dy të vdekur e 19 të plagosur në Kaliforni

Shkruar nga Versus

FOTO/ Avioni përplaset me fabrikën e çimentos, dy të

Dy viktima dhe 19 të plagosur është bilanci nga rrëzimi i një avioni të vogël në një fabrikë  në jug të Kalifornisë.

Avioni u përplas me çatinë e fabrikës që prodhonte mobilje, duke shkaktuar zjarr.

Personat që ndërruan jetë janë ata që ndodheshin në avionin e vogël, ndërsa të plagosurit ishin brenda ndërtesës në Fullerton, Kaliforni.

FOTO/ Avioni përplaset me fabrikën e çimentos, dy të

Departamenti i Policisë Fullerton në një deklaratë sqaron se identifikimi i viktimave do të bëhet publik pasi të kontaktohen fillimisht të afërmit.

Zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje dhe luftuan me flakët.

FOTO/ Avioni përplaset me fabrikën e çimentos, dy të

Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se rreth 300 njerëz u evakuuan nga ndërtesa, e cila pësoi dëme të mëdha materiale.

Administrata Federale e Aviacionit po heton ngjarjen dhe po përpiqet të zbardhë shkaqet.

FOTO/ Avioni përplaset me fabrikën e çimentos, dy të

Poll