Gjatë një kontrolli në kufi, doganierët kroatë kanë gjetur 11 kallashikovë në automjetin e një shqiptari të Kosoës. Armët u zbuluan gjatë kontrollit të automjetit të mallrave, i përdorur për transportimin e makinave, me targa të Kosovës në pikën kufitare Tovarnik afër Vukovarit.
Gjatë inspektimit të një prej makinave të dyshuara në mjetin transportues, përveç 11 pushkëve automatike, u gjet edhe municion.
Mediat kroate raportojnë se shoferi dhe një pasagjer në mjetin e transportit, shtetas të Republikës së Kosovës, po udhëtonin për në Zvicër.
Për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të posedimit të paautorizuar të armëve dhe eksplozivëve, policia kroate do të dorëzojë kallëzim penal kundër shoferit dhe bashkëudhëtarit. Versus.al







