Një aktivist i Greenpeace Italia dhe grupit britanik Everyone Hates Elon kanë shpalosur sot në mëngjes në Sheshin San Marco në Venecia një pankartë gjigante prej 400 metra katrorë, si shenjë proteste kundër martesës së afërt të Jeff Bezos dhe partneres së tij Lauren Sanchez në Venezia.
Pankarta madhështore kishte shkruar frazën: "If you can rent Venice for your wedding, you can pay more tax" ("Nëse mund të marrësh me qira Venecian për dasmën tënde, atëherë mund të paguash më shumë taksa").
Protesta u zhvillua nga rreth dhjetë aktivistë dhe aktiviste të organizatës mjedisore, të cilët dëshironin të theksonin "pabarazinë sociale dhe klimatike" që lidhet me ngjarje të tilla.
“Bezos – thanë ata – përfaqëson një model ekonomik dhe shoqëror që po na çon drejt kolapsit. Më shpesh pabarazia sociale ecën paralelisht me atë klimatike: nga njëra anë arroganca e pak miliarderëve që kanë stile jetese shkatërruese për planetin, dhe nga ana tjetër të gjithë ata që përjetojnë çdo ditë dëmet e krizës mjedisore.”/Versus.al







