Një makinë ka përfunduar në tavolinat e jashtme të një lokali në rrugën “Père Lachaise”, në lagjen e 20-të në Paris.
“Le Figaro” raporton të paktën një të vdekur dhe gjashtë të plagosur.
Sipas burimeve policore, drejtuesi i mjetit, i cili u largua, ka qenë i dehur dhe ka humbur kontrollin e mjetit.
Personi i dytë që ndodhej në makinë është arrestuar dhe sipas informacioneve të dhënave fillestare ka rezultuar pozitiv për drogë dhe alkool.
Ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale, apo e qëllimshme.
Kujtojmë këtu, se pas pak ditësh në Paris nis edhe Olimpiada.







