BOTA /

FOTO/ Rusët ankohen se ukrainasit kanë shkatërruar një urë në Kursk

Ura nën të cilën kalon lumi Seym, lidhë rajonin e Kurskut që kontrollohet akoma nga rusët më pjesët tjera që aktualisht janë nën kontrollin e ukrainasve. Shkatërrimi i saj, sipas TASS-it që sponsoret nga Kremlini, e ka vështirësuar punën e evakuimit të civilëve.

Shkruar nga Versus

FOTO/ Rusët ankohen se ukrainasit kanë shkatërruar një

Agjencia ruse e lajmeve TASS, pretendon se ukrainasit kanë shkatërruar një urë mbi një lumë në Kursk të Rusisë.

Ura nën të cilën kalon lumi Seym, lidhë rajonin e Kurskut që kontrollohet akoma nga rusët më pjesët tjera që aktualisht janë nën kontrollin e ukrainasve.

Shkatërrimi i saj, sipas TASS-it që sponsoret nga Kremlini, e ka vështirësuar punën e evakuimit të civilëve.

E një ekvakuim masiv akoma po vazhdon në qarkun e Glushkovit, që është shtëpia e rreth 20 mijë banorëve.

FOTO/ Rusët ankohen se ukrainasit kanë shkatërruar një

Në fillim të ditës së sotme u raportua për dëmtim të pjesshëm të urës në një sulm të ukrainasve. Mash në Telegram ka raportuar se ura u godit nga raketat që e shembën.

Deri më tani rusët dhe ukrainasit nuk janë deklaruar lidhur me këtë sulm, kurse javën e kaluar ukrainasit nisën inkursionin befasues në Kursk.

Poll