
Janë pesë presidentë që janë përballur me këtë vendim – nëse duhet apo jo të përdoret forca ushtarake ndaj Iranit: Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama, Joe Biden dhe Donald Trump.
Donald Trump është presidenti i vetëm që në fund ka vendosur për veprimin ushtarak dhe kjo – pavarësisht se si do të shkojnë gjërat në ditët në vijim – do të jetë një pjesë kyçe e trashëgimisë së tij politike.
Fotografitë e shkrepura në Situation Room gjatë sulmit ndaj Iranit, si ato të Barack Obamës kur në maj 2011 shikonte raidin kundër kompleksit të Osama bin Laden, ose si ato të George W. Bush-it kur në 2003 dha urdhrin për të filluar luftën në Irak, do të mbeten në histori.
Ndryshe nga hera kur Trump urdhëroi raidin për të vrarë Qassem Soleimani, krahun e djathtë të Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, natën e kaluar ai mbante kapelën “Make America Great Again” (“Bëje Amerikën përsëri të madhe).
Fotografitë, të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, ofrojnë një mundësi të rrallë për të hyrë në atë moment në Situation Room, (Dhoma e Situatave) e njohur gjithashtu si dhoma JFK, sepse është ndërtuar gjatë presidencës së Kennedy-t.
Në një prej fotografive, Donald Trump, i rrethuar nga ministrat e tij, shikon drejt përpara i qetë, duke monitoruar në një ekran misionin kundër tre vendeve iraniane për pasurimin e uraniumit.
Trump nuk qëndron gjithmonë ulur: në një foto tjetër ai është në këmbë, pranë shefit të tij të stafit të përbashkët, Dan Caine, i cili po i thotë diçka Susie Wiles, e cila është drejtuesja e stafit të Shtëpisë së Bardhë.
Në tavolinë ka shishe uji gjysmë bosh, shënues, një dosje të trashë me unaza përpara gjeneralit.
Zv/kryeministri J.D. Vance dhe sekretari i shtetit Rubio janë ulur më pranë Trump-it, ndoshta shenjë e influencës së tyre, ndërsa shefi i CIA-s John Ratcliffe shikon me duart bashkuar përpara vetes.
Nuk është fotografuar Tulsi Gabbard – drejtoresha e inteligjencës kombëtare me të cilën kishte pasur mosmarrëveshje për Iranin – ndërsa në sfond shfaqet zëvendës shefi i stafit Dan Scavino dhe avokati i Shtëpisë së Bardhë David Warrington që ngrihet për të i thënë diçka në vesh shefit të Pentagonit./Versus.al












