BOTA /

FOTOT/ Siria i rikthehet jetës, hapen dyqanet në kryeqytet! Banorët: Nga tani e tutje çdo gjë është festë

Shkruar nga Versus
FOTOT/ Siria i rikthehet jetës, hapen dyqanet në kryeqytet!
Shitës në një furrë buke në Damask

Siri- Pas rrëzimit të regjimit 50 vjeçar të familjes së Assad dhe largimit të Assadit, sirianët duket se tashmë po i rikthehen jetës normale.

Dyqanet kanë nisur të happen në ato që vende të cilat para luftës civile të nisur në 2011-ën ishin qendra të zhvillimit. Gjithashtu edhe zyrtarë të administratës po u rikthehen posteve të tyre.

“Tani kemi oksigjen në ajër, nga tani e tutje është një festë në vazhdim”- u shprehën disa prej shitësve të cilët sapo kishin hapur dyqanet e tyre.

FOTOT/ Siria i rikthehet jetës, hapen dyqanet në kryeqytet!

Deri më tani rebelët nuk kanë bërë asnjë koment për sulmet ajrore izraelite, fokusi i tyre është të rikthejnë vendin në këmbë dhe të hapin institucionet publike. Shumica e njerëzve janë të mërzitur për sulmet ajrore izraelite, por kjo ka ndodhur gjatë sundimit të ish-presidentit Bashar al-Assad vitet e fundit.

Aktualisht njerëzit janë të përqendruar tek siguria dhe qetësia pas një lufte civile shkatërruese 13 vjeçare që shkaktoi emigrim masiv të sirianëve në rajon dhe në Evropë.

Edhe në Damask dyqanet po happen dhe njerëzit po përpiqen të lënë pas luftën shkatërruese dhe t’i rikthehen normalitetit. Në kryeqytet është rihapur edhe një dyqan çokollatash dhe një prej shiteseve thotë se rënia e regjimit të Assadit ka sjellë më shumë klientë.

FOTOT/ Siria i rikthehet jetës, hapen dyqanet në kryeqytet!

"Ne u rihapëm pa frikë sepse njerëzit të cilëve u shërbejmë tani nuk janë aspak frikësues. Më parë, të gjithë ata që vinin për të blerë nga ne ishin ose për të përfaqësuar një gjeneral ose një ministër besnik ndaj regjimit të Asadit. Tani faleminderit Zotit, kjo nuk është më rasti”, u shpreh një prej punonjëseve.

Nga ana tjetër Abu Mohammed al Jolani, lideri i grupit rebel që rrëzoi Assadin tha se perëndimi nuk ka asnjë arsye përse të frikësohet nga Siria dhe se qëllimi i tyre i vetëm është rindërtimi i vendit dhe rikthimi i normalitetit. Versus.al

Poll