BOTA /

Frikë nga hakerimi dhe propaganda izraelite, Irani mbyll internetin në gjithë vendin!

Ministria shtoi se shërbimet vendase të komunikimit dhe platformat lokale mbeten funksionale, dhe se po bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë e këtyre shërbimeve për qytetarët.

Shkruar nga Versus

 

Frikë nga hakerimi dhe propaganda izraelite, Irani mbyll internetin në

Qeveria iraniane ka vendosur kufizime të përkohshme në aksesin në internet në të gjithë vendin, duke përmendur si arsye shqetësimet për sigurinë kombëtare. Vendimi është bërë i ditur nga Ministria e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, e cila deklaroi se rrjeti kombëtar i komunikimit po keqpërdoret nga “armiku agresor” për qëllime ushtarake.

“Për shkak të keqpërdorimit të rrjetit kombëtar nga armiku për qëllime ushtarake dhe për rrezikimin e jetës dhe pronës së qytetarëve të pafajshëm, janë vendosur përkohësisht kufizime në aksesin në internet me vendim të autoriteteve kompetente,” – thuhet në deklaratë.

Ministria shtoi se shërbimet vendase të komunikimit dhe platformat lokale mbeten funksionale, dhe se po bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë e këtyre shërbimeve për qytetarët.

Ndërkohë, organizata ndërkombëtare NetBlocks, e cila monitoron lirinë dhe sigurinë e internetit në mbarë botën, konfirmoi ndërprerjen gati të plotë të internetit në Iran.

“Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë kombëtare të internetit,” – deklaroi NetBlocks në një postim në platformën X (ish-Twitter).

Kjo ndërprerje vjen në një kontekst të rritur tensionesh rajonale dhe shqetësimesh për destabilitet të brendshëm, duke rikthyer kujtimet e ndërprerjeve të mëparshme që janë përdorur nga autoritetet iraniane gjatë valëve të protestave. /Versus.al

Tags:

iran irak

Poll