Kalimet e paligjshme nga kufijtë e Bashkimit Evropian ranë me 42% në nëntë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Të dhënat u bënë publike nga Frontex. Rënia më e madhe u konstatua në itinerarin e Ballkanit Perëndimor (-79%) dhe Mesdheut qendror (-64%).
Frontex sqaron se shifrat i referohen numrit të kalimeve të parregullta të zbuluara dhe jo numrit të personave, pasi një person mund të kalojë disa herë në pika të ndryshme, kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.
Numri më i madh i kalimeve të emigrantëve ose refugjatëve të zbuluar nga Frontex u zhvillua në Detin Mesdhe ose Kanalin Anglez drejt Britanisë.
Nga janari deri në shtator ka pasur 47,710 kalime të parregullta në Mesdheun qendror nëpërmjet Italisë, 45,610 në Mesdheun lindor nëpërmjet Turqisë ose Greqisë dhe 11,483 (-1%) në Mesdheun perëndimor në Spanjë.
Në rrugën e Ballkanit Perëndimor, përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë ose Kroacisë, Frontex zbuloi 16,698 kalime të parregullta.
Tre vendet nga të cilat vijnë numri më i madh i emigrantëve në kufijtë evropianë janë Siria, Mali dhe Ukraina./Versus.al








