
Udhëheqësit e G20-ës, takuan në Johanesburg nga ku bënë thirrje për një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme” në Ukrainë, por edhe në Sudan dhe Republikën Demokratike të Kongos dhe “territoret e pushtuara palestineze”.
“Të udhëhequr nga qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së në tërësi, ne do të punojmë për një paqe të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në Sudan, Republikën Demokratike të Kongos, territoret e pushtuara palestineze, Ukrainë dhe për t’i dhënë fund konflikteve dhe luftërave të tjera në të gjithë botën”, thuhet në deklaratën e G 20-ës.
Kjo është e vetmja referencë për Ukrainën në këtë tekst tridhjetë faqesh, edhe pse plani amerikan për vendin prishi axhendën e Samitit dhe evropianët po intensifikojnë konsultimet për të hartuar një kundërpropozim. Trump i ka lënë afat Zelenskyt deri më 27 nëntor për të vendosur nëse do ta pranojë planin për t'i lëshuar Rusisë territore dhe për të përgjysmuar ushtrinë. Versus.al

