BOTA /

Gara vazhdon ende në SHBA, një javë pas zgjedhjeve vazhdon numërimi i votave

Shkruar nga Versus

Gara vazhdon ende në SHBA, një javë pas zgjedhjeve vazhdon

Kur kanë kaluar një javë pas zgjedhjeve presidenciale amerikan, ende po numërohen votat për një nivel të qeverisë.

Në fakt, republikanët kanë fituar të drejtën të qeverisin nga Shtëpia e Bardhë dhe Senati.

Por, republikanët nuk dihet nëse do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve pasi po vazhdon numërimi i votave.

CNN raporton se në garë janë edhe 14 pozita për Dhomën e Përfaqësuesve.

Që nga mëngjesi i së martës, rreth 790 mijë vota mbeten për t’u numëruar, kryesisht në Kaliforni.

Shtetet e mbetura përfshijnë Alaska, Arizona, Iowa, Maine, Ohio dhe Oregon.

Republikanët janë tre vende larg mbajtjes së shumicës, ndërsa demokratët janë 12 vende larg marrjes së Dhomës së Përfaqësuesve.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: