
Gjykata në Milano të Italisë mori vendimin për çështjen e ngritur ndaj gazetares Giulia Cortese , e cila u tall me gjatësinë e kryeministres italiane Giorgia Meloni.
Gjykata vendosi që gazetarja Cortese të paguajë 5 mijë euro dëmshpërblim për “talljen me pamjen e Melonit” në postimin e saj në Twitter, në tetor 2021.
Gjykata gjithashtu i dha Cortese një gjobë të pezulluar prej 1200 euro. Ndërsa Cortese ka të drejtë të apelojë dënimin, avokati i Melonit tha se të gjithë dëmshpërblimin do ta dhuronte për bamirësi.
Në postim të Cortese shkruhej: "Nuk mund të më trembësh, Giorgia Meloni. Në fund të fundit, je vetëm 1.2 metra e gjatë. Unë as nuk mund të të shoh".
Ishin këto fjalë ofenduese që e çuan kryemnistren të ndërmarrte veprime ligjore ndaj gazetares./ Versus.al







