BOTA /

Global Citizen 2024/ Komplimentat  e Elon Musk për Giorgia Melonin në ndarjen e çmimeve bëjnë xhiron në rrjet

Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s dhe Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, ishin yjet e një darke me kravata të zeza në Nju Jork të hënën, 23 shtator.

Shkruar nga Versus

Global Citizen 2024/ Komplimentat  e Elon Musk për Giorgia Melonin

Elon Musk, shefi ekzekutiv i Tesla-s dhe Giorgia Meloni, kryeministrja e Italisë, ishin yjet e një darke me kravata të zeza në Nju Jork të hënën, 23 shtator.

Kryeministrja e Italisë kishte zgjedhur zotin Musk për ta prezantuar atë gjatë marrjes së çmimit Global Citizen nga Këshilli Atlantik, një institut kërkimor në Uashington për ‘udhëheqjen esaj politike dhe ekonomike të Iltalisë në Bashkimin Evropian’ dhe të të Grupit të 7 vendeve. "si dhe mbështetjen e saj për Ukrainën në luftën e Rusisë kundër saj."

“Është një nder, një nder, të jesh këtu dhe t'i dhurosh çmimin dikujt që është edhe më e bukur nga brenda sesa nga jashtë. Giorgia Meloni është dikush që e admiroj, e cila ka bërë një punë të jashtëzakonshme si kryeministre e Italisë. Italia po përjeton rritje ekonomike rekord. Ajo po ia del shumë mirë. Ajo është është autentike, e sinqertë, e vërtetë dhe kjo nuk mund të thuhet gjithmonë për politikanët”, tha Elon Musk për zonjën Meloni.

Ndërsa në fjalën e saj Meloni u shpreh se Perëndimi duhet të gjejë forcën brenda vetes për të ecur përpara.

''Perëndimi duhet të gjejë forcën brenda vetes për të ecur përpara”, tha Georgia Meloni, duke shtuar se “Perëndimi shpesh e nënvlerëson veten, ndërsa në të njëjtën kohë pretendon se është superior ndaj të tjerëve”.

“Duhet të fillojmë nga vetja. Të dimë se kush jemi në të vërtetë dhe ta respektojmë atë, në mënyrë që të kuptojmë dhe respektojmë edhe të tjerët. Duhet të rifitojmë vetëdijen se kush jemi si njerëz të vendeve të Perëndimit”, vijoi kryeministri italian.

Siç vuri në dukje ajo, "nëse Perëndimi i hedh një vështrim të plotë dhe të ndershëm vetvetes, dhe veçanërisht vlerave të tij, Perëndmi do të rizbulojë forcën për të ecur përpara. Nuk duhet të kemi turp të përdorim dhe të mbrojmë fjalë dhe koncepte si kombi dhe patriotizmi, sepse ato nënkuptojnë më shumë se një vend fizik”.

Kryeministrja italiane dhe lideri i biznesit miliarder janë lidhur ndër vite.

Ata ndajnë shqetësimet për inteligjencën artificiale dhe rënien e numrit të lindjeve në vendet perëndimore, të cilat zoti Musk e ka quajtur një kërcënim ekzistencial për qytetërimin./Versus.al

 

Poll