BOTA /

Grafit kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës në veriun e Mitrovicës: Albin Kurti do jetë i vd*kur

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, duke theksuar se grafiti është trajtuar si kanosje me urdhër të prokurorit kompetent.

Shkruar nga Versus
Grafit kërcënues ndaj kryeministrit të Kosovës në
Albin Kurti

Një grafit me përmbajtje kërcënuese ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, është identifikuar mbrëmjen e kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës.

Sipas Policisë, shkrimi është vërejtur rreth orës 21:00 në rrugën “Vasilia Ostrovski”. Grafiti, i shkruar në gjuhën serbe dhe me alfabet cirilik, thoshte:

“Me agimin që po lind në Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka konfirmuar rastin, duke theksuar se grafiti është trajtuar si kanosje me urdhër të prokurorit kompetent. Ai shtoi se i njëjti shkrim kishte qarkulluar më herët edhe në rrjetet sociale, përfshirë Telegram-in dhe platformën serbe “Korridori”.

Deri më tani, nuk ka persona të arrestuar apo të dyshuar lidhur me këtë rast, ndërsa hetimet po vijojnë./Versus.al

Poll