
I dërguari i posaçëm i Donald Trump, Richard Grenell ka sulmuar ashpër Albin Kurtit, 5 ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Në statusin e tij të publikuar në rrjete sociale, Grenell shprehet se qeveria Kurti nuk ka qenë i besueshëm gjatë mandatit të parë të Trump as gjatë mandatit të Biden-it. Grenell shtoj më tej se veprimet e njëashme të kryeministrit të Kosovës kanë destabilizuar rajonin.
Grenell shprehet se kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por jo në Kosovë, dhe kjo për shkak të Kurtit.
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen për të gjithë në Ballkan. Por na duhen partnerë të besueshëm.
Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump-it, as gjatë mandatit të Biden-it. Si Republikanët ashtu edhe Demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Kështu kanë vepruar edhe BE-ja dhe NATO-ja. Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar kundër Kurtit.
Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga Presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur tani nga Kurti, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më i mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkruan Grenell në postimin e tij./Versus.al
I have many friends in Kosovo and Albania…and many friends in Serbia and throughout the region.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) February 3, 2025
The Trump Administration has worked and will continue to work towards peace for everyone in the Balkans.
But we need trustworthy partners.
The Kurti Government was not…







