
Greqi- Në kulmin e krizës së shkaktuar nga lufta në Lindjen e Mesme, qeveria e shtetit fqinj ka ndërmarrë masa për të mbrojtur qytetarët të cilët preken nga rritja e çmimit të naftës.
Përmes vouchers.gov.gr të gjithë qytetarët të cilët përdorin automjete mund të paraqesin kërkesën e tyre për subvencione karburanti përmes kartës së tyre të karburantit duke nisur që prej sot.
Iniciativa është pjesë e masave të shpallura nga Qeveria për të mbështetur qytetarët nga rritja e kostove të energjisë, si rezultat i luftës në Lindjen e Mesme, dhe po zbatohet në kontekstin e bashkëpunimit të Ministrave të Ekonomisë Kombëtare dhe Financave Kyriakos Pierrakakis, Zhvillimit Takis Theodorikakos, Qeverisjes Dixhitale dhe Inteligjencës Artificiale Dimitris Papastergiou, si dhe Zëvendësministrave të Ekonomisë Kombëtare dhe Financave Thanos Petralias dhe Brendshëm Vassilis Spanakis.
Ata që aplikojnë në platformë sot, do të marrin shumën e subvencionit brenda 48 orëve. Ata qytetarë që aplikojnë nga e Mërkura e Madhe e tutje do të paguhen pas Pashkëve, për shkak të festës zyrtare.
Për makina subvencioni është 60 euro në zonat ishullore dhe 50 euro për pjesën tjetër të Greqisë. Ndërsa për ata që përdorin motorë, subvencioni është 35 dhe 30 euro. Këto masa do të zbatohen për muajt prill dhe maj. Versus.al

