Një burrë ka humbur jetën në Greqi të premten, si pasojë e zjarreve të përhapura nga erërat e fuqishme.
“Më shumë se 200 zjarrfikës, të mbështetur nga 11 avionë dhe shtatë helikopterë, po i luftojnë zjarret në Keratea, në juglindje të Athinës”, tha për televizionin shtetëror ERT, Kostas Tsigkas, kreu i zjarrfikësve grekë.
Ai tha se banorët në disa vendbanime janë evakuuar për shkak të “zjarreve të mëdha” si pasojë e erërat e forta.
“Zjarrfikësit gjetën trupin e një të moshuari brenda shtëpisë së tij të djegur në Keratea, ndërsa erërat e forta po ua vështirësojnë punën avionëve cisternë për të vepruar”,tha zëdhënësi i shërbimit të zjarrfikësve, Vassilis Vathrakogiannis, në një konferencë për shtyp.







