BOTA /

Hashim Thaçi kthehet në Hagë me aeroplan privat pas vizitës në Kosovë

Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por tri ditë më vonë ia mundësoi këtë vizitë për të nderuar të atin.

Shkruar nga Versus

Hashim Thaçi kthehet në Hagë me aeroplan privat pas

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar vizitën e tij dyditore në vendlindje, ku qëndroi për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën.

Aeroplani privat që e transportonte u ul pasditen e së shtunës në aeroportin e Rotterdamit, prej nga Thaçi u nis menjëherë drejt Qendrës së Paraburgimit në Hagë.

Vizita e Thaçit u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, me praninë e EULEX-it dhe Policisë së Kosovës. Ish-presidenti pati mundësinë të takonte disa familjarë në shtëpinë e tij në Burojë. Ai nuk e kaloi natën atje, por u kthye në objektet e EULEX-it. Mëngjesin e sotëm, ai ka vazhduar vizitat me vëllezërit e tij.

Gjykata Speciale nuk i kishte dhënë leje Thaçit për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit, por tri ditë më vonë ia mundësoi këtë vizitë për të nderuar të atin.

Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi vazhdojnë të mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ku po përballen me një proces gjyqësor. 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: