BOTA /

Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, nuk del para trupës gjykuese në Hagë

Shkruar nga Versus

Hashim Thaçi me probleme shëndetësore, nuk del para trupës

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk është i pranishëm në seancën e sotme që zhvillohet në Hagë për krime lufte. Mësohet se seanca u ndërpre për shkak se Thaçi nuk u paraqit nën arsyetimin se kishte pasur probleme shëndetësore.

Kreu i grupit gjykues Charles Smith III tha se ishte në dijeni të faktit që Thaçi kishte kërkuar të takohej me një mjek, por nuk e dinte se njëri prej ish-krerëve të UÇK nuk do merrte pjesë në seancën e sotme.

“I vetmi komunikim, që nuk ka qenë mirë nga shëndeti dhe duhej të takohej me një mjek”, tha ai.

Ndërsa ish-krerët e tjerë të UÇK-së janë të pranishëm në seancë. Në sallën e gjyqit, Rexhep Selimi u shfaq me një kollare ngjyrë blu me simbole shtetërore në nder të përvjetorit të 17-të të pavarësisë së Kosovës, ndërsa Jakup Krasniqi e Kadri Veseli mbanin kollare të kuqe.

Luka Mishetiq, avokati i Hashim Thaçit tha se është njoftuar nga sekretarja se Thaçi nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme dhe kërkoi që të vazhdohet më tej. Versus.al

Poll