BOTA /

"Hodhëm 50 bomba në 30 sekonda për të vrarë Mohammed Sinwar, ti je i radhës!" Izraeli kërcënon udhëheqësit e Hamasit

Operacioni u zhvillua më 13 maj dhe kishte në shënjestër një dhomë kontrolli nëntokësore nën Spitalin Evropian.

Shkruar nga Versus

"Hodhëm 50 bomba në 30 sekonda për të vrarë

Udhëheqësi i  Hamasit, Mohammed Sinwar, u vra në një sulm ajror izraelit në një tunel nën Spitalin Evropian në Khan Yunis, në jug të Gazës, më 13 maj, njoftuan të shtunën Forcat e Armatosura Izraelite dhe shërbimi i sigurisë së brendshme Shin Bet. Në deklaratën e përbashkët thuhet se në sulm u vranë gjithashtu Mohammed Shabana, komandant i Brigadës Rafah të Hamasit, dhe Mahdi Quara, komandant i batalionit jugor Khan Younis.

Forcat Ajrore Izraelite madje zbuluan se kishin hedhur mbi 50 bomba brenda 30 sekondave për të eliminuar Shinwarin dhe figurat e tjera të Hamasit.

"Hodhëm 50 bomba në 30 sekonda për të vrarë
Mohamed Shabana (majtas) dhe Mohamed Sinwar

Pasi konfirmoi vdekjen e udhëheqësit të Hamasit, Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, i paralajmëroi udhëheqësit e mbetur të organizatës në Gaza dhe jashtë saj se ata janë të radhës.

"Tani është zyrtare: Vrasësi Mohammed Sinwar u eliminua së bashku me komandantin e Brigadës Rafah, Mohammed Shabana, dhe bandën e ligë që ishte me ta nën Spitalin Evropian në Gaza, dhe u dërgua për të takuar vëllain e tij në portat e ferrit ", - tha Katz në një deklaratë.

"Izz al-Din Haddad në Gaza dhe Khalil al-Hayya jashtë vendit dhe të gjithë partnerët e tyre në krim, ju jeni të radhës", shton ai.

I pari është komandanti i Hamasit në Qytetin e Gazës dhe zyrtari de facto me rangun më të lartë në Rripin e Gazës, ndërsa i dyti është anëtar i këshillit udhëheqës të Hamasit jashtë vendit.

Kush ishte Mohamed Sinwar?

"Hodhëm 50 bomba në 30 sekonda për të vrarë
Ai është vëllai më i vogël i Yahya Sinwar, një udhëheqës i hershëm i Hamasit, i cili u vra në një shkëmbim zjarri me izraelitët në Gaza në vitin 2024.

"Terroristët u neutralizuan ndërsa vepronin në një qendër nëntokësore komande dhe kontrolli, nën Spitalin Evropian në Khan Yunis, duke rrezikuar qëllimisht popullsinë civile brenda dhe përreth spitalit", tha IDF, duke shtuar se, falë informacionit të mbledhur, ishte një operacion i saktë për të shmangur dëmtimin e civilëve.

IDF e përshkruan atë si "një nga anëtarët më të lartë dhe me shërbim të gjatë të krahut ushtarak të Hamasit" i cili "luajti një rol të rëndësishëm në planifikimin dhe ekzekutimin" e sulmit të 7 tetorit si kreu i operacioneve në atë kohë".

Poll