
Pas hyrjes në fuqi të armëpushimit të pritur prej muajsh në Gaza mesditën e djeshme, 3 pengje izraelitë u lanë të lirë nga organizata terroriste Hamas.
Por në videon e publikuar nga Hamasi nuk kaloi pa u vënë re çantat që u dhanë pengjeve femra në të cilën sipas mediave izraelite përmbante një hartë të Rripit të Gazës, fotografi nga ditët e tyre të robërisë në Gaza dhe një ‘çertifikatë’ në të cilin shkruhej "vendimi i lirimit" të tyre.
Por tre vajzat të liruara e përshkruan këtë gjest të terroristëve të Hamasit si një 'lojë cinike' që synon manipulimin e tyre, sipas Jerusalem Post.
28-vjeçarja Emily Damari , 23-vjeçarja Romi Gonen dhe 31-vjeçari Doron Stanbar Hair u liruan ditën e djeshme dhe iu dorëzuan Kryqit të Kuq në Rripin qendror të Gazës. Kryqi i Kuq ua dorëzoi më pas forcave speciale të IDF.
Hamas releases a propaganda video showing the release of hostages Romi Gonen, Emily Damari, and Doron Steinbrecher from captivity in the Gaza Strip earlier today.
— Emanuel (Mannie) Fabian (@manniefabian) January 19, 2025
The video shows Hamas operatives giving the hostages "gift bags" before they were freed. The bags reportedly… pic.twitter.com/wWzqMzUQHL
Në marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit bëhet fjalë për lirimin e 33 pengjeve në fazën e parë 42 -ditore në këmbim të lirimit të burgosurve të sigurisë, ndihmës humanitare dhe tërheqjen e ushtrisë izraelitë në një perimeter sigurie rreth Gazës 700-11000 metra nga kufiri izraelit. Izraeli do të lirojë 30 të burgosur palestinezë dhe 50 të burgosur palestinezë për çdo ushtare femër të liruar nga Hamasi. Pengët që pritet të lirohen në fazën e parë janë ata që bëjnë pjesë në kategorinë humanitare, si gra, fëmijë, të moshuar apo të plagosur./Versus.al







