Një sulm i rëndë ka ndodhur në një shkollë fillore në Suedi, ku deri më tani janë raportuar të vdekur 10 persona. The Guardian ka publikuar një video nga momenti i sulmit, duke treguar panik dhe kaos në vendngjarje.
Sipas autoriteteve suedeze, edhe numri i të plagosurve, i cili deri këtë pasdite është 15, mund të rritet, pasi katër persona tashmë i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Gjithashtu, raportohet se është vrarë edhe autori i kësaj ngjarje. Ai ka qëlluar veten me një plumb në kokë, raportojnë mediat.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka reaguar menjëherë pas ngjarjes, duke e quajtur këtë një “ditë të dhimbshme për Suedinë”. Ai theksoi se qeveria është në kontakt të vazhdueshëm me shërbimet emergjente dhe se po bëhen hetime për të zbuluar motivet e sulmit.
Det är med sorg jag har fått information om det fruktansvärda våldsdådet i Örebro. Mina tankar är hos de som har drabbats och deras anhöriga.
— SwedishPM (@SwedishPM) February 4, 2025
Det är en mycket smärtsam dag för hela Sverige. Mina tankar är också hos alla dem vars vanliga skoldag utbyttes mot skräck. Att vara…
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim. /Versus.al/








