BOTA /

Sulmi me armë ndaj kandidatit shqiptar në Maqedoni, arrestohet gruaja e tij

Po ashtu në polici janë shoqëruar edhe 6 persona të tjerë të dyshuar si të lidhur me ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Sulmi me armë ndaj kandidatit shqiptar në Maqedoni, arrestohet gruaja

Maqedoni e Veriut- Hetimet për atentatin me armë zjarri kundrejt kandidatit shqiptar për zgjedhjet lokale, Zekirja Shahinit, kanë marrë një zhvillim të papritur. Mësohet se një ditë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur kandidati i BDI-së, policia ka arrestuar bashkëshorten e tij.


Në pranga kanë rënë edhe 6 persona të tjerë të cilët dyshohen si të lidhur me ngjarjen e rëndë.

“Më 07.10.2025, punonjës policie nga Stacioni Policor i Kumanovës arrestuan A.A. (43) nga Tetova, për arsye të bazuara në dyshimin se ajo është e përfshirë në tentativën për vrasje të bashkëshortit të saj, Z. Sh. (43) nga fshati Sllupçan, Lipkovë.

Kandidati i BDI mori tre plagë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ende nuk ka arritur të kapë autorin e maskuar që u shfaq dje duke hapur zjarr drejt Shahinit. Versus.al

Poll