BOTA /

Sulmi ndaj Iranit, ambasadori izraelit në OKB: Ishim të detyruar, kanë qëllim të na shkatërrojnë

Sipas ambasadorit izraelit, vendi i tij ka qenë i detyruar të sulmojë Iranin.

Shkruar nga Versus

Sulmi ndaj Iranit, ambasadori izraelit në OKB: Ishim të detyruar,

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon ka folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për operacionin ushtarak të vendit të tij kundrejt Iranit.

Danon deklaroi se qëllimi i Izraelit është që të parandalojë shkatërrimin e vendit, duke çmontuar programin bërthamor të Iranit.

“Ne i njohim armiqtë tanë. Ne e dimë ideologjinë e tyre. Dhe kur një regjim ndërton raketa balistike, pasuron uraniumin pothuajse në nivelin e armëve dhe deklaron hapur qëllimin e tij për të na shkatërruar, ne i besojmë ata”, thotë ai.

Ai shton se ndërhyrja e Izraelit ishte e detyruar për shkak të pasurimit të uraniumit nga Irani dhe punësimit të shkencëtarëve bërthamorë.

“Ne vepruam për të siguruar që populli ynë të jetonte. Ne vepruam në mënyrë që fëmijët hebrenj në Jerusalem të mos zgjoheshin nga tingulli i sirenave të sulmeve ajrore të shkaktuara nga një lëshim bërthamor”, thotë ai. Versus.al