Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev shkroi në rrjetin social “X” se ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale nëse nuk vritet.
Medvedev shkroi, "ai tashmë ka fituar" dhe shtoi, "nëse ai nuk vritet", ndërsa postoi gjithashtu një fotografi të Trumpit të marrë më 23 gusht të vitit të kaluar në burgun Fulton Country në Atlanta, Georgia. Trump u padit për reketim zgjedhor, ndër akuza të tjera dhe kundër tij u lëshua një urdhër arresti, por ai përfundimisht u dorëzua vullnetarisht tek autoritetet.
Dy ditë më parë, Trump i mbijetoi një atentati me armë zjarri teksa mbante një tubim elektoral në Pensilvani. Më vonë konfirmoi në platformën e tij “Truth Social” se ishte qëlluar me një plumb në pjesën e sipërme të veshit të djathtë. Autori 20 vjeçar, u ekzekutua nga agjentët e shërbimit sekret. Por si pasojë e të shtënave u vra edhe një pjesëmarrës në tubim si dhe u plagosën dy të tjerë. Versus.al







